Ronaldo: Nëse s’fitojmë, peshohem në publik

15/10/2010 15:20

Prej disa vitesh, kundërshtari i Ronaldos nuk është në fushën e blertë por në fizikun e tij.

Sulmuesi i Corinthias, i kritikuar shpesh herë për peshën e tij, ka komentuar me humor akuzat. Gjatë bisedës me një komik brazilian ai tha se nëse Corinthias nuk fiton kampionatin, do të peshohet në publik. “Por peshoren do ta sjell unë. Nuk jam aq i dobët sa do të doja por as aq i shëndoshë sa thonë”, shprehet ish “Fenomeni”.

Corinthias nuk fiton që prej 6 ndeshjesh, është 5 pikë larg Cruzeiro-s që udhëheq kampionatin dhe për më tepër nuk ka një trajner pas dorëheqjes së Adilson Batista-s.

“Duke nisur që nga e diela jam në dispozicion të skuadrës dhe shpresoj që të rezultoj vendimtar. Më vjen keq që kam qenë jashtë por ky është momenti më i mirë për t’u rikthyer. Jemi 5 pikë larg kreut dhe kemi një ndeshje direkte me Cruzeiro-n. Kemi shumë shanse për të qenë kampionë”, thekson bomberi brazilian. Që prej vitit 2008 kur ai mbërriti tek Corinthias, skuadra nuk ka lejuar asnjëherë që të publikohet pesha e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA