Paqe në Shkodër, Kastrioti mposht Lacin

15/10/2010 17:35

Vllaznia dhe Teuta janë ndalur në një barazim pa gola në ndeshjen e javës së 7-të të Superligës të luajtur sot në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës.

Asnjë prej skuadrave nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në një ndeshje që nuk e ka kaluar nivelin mesatar. Pas kësaj ndeshjeje, Vllaznia mban vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa Teuta renditet e gjashta me 9 pikë. Në ndeshjen tjetër te ditës së sotme, Kastrioti ka mundur Lacin 3-1, duke marrë një fitore me vlerë në shtëpi.

Ishte skuadra krutane ajo që dominoi gjithë ndeshjen duke shënuar tre herë në portën mike, ndërsa lacianët kanë shënuar në fund të takimit golin e nderit. Kastrioti largohet nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e nëntë me 7 pikë, ndërsa Laci renditet i pesti me 10 pikë.  

Top Channel