Karaxhic: UEFA duhet të përsërisë ndeshjen

15/10/2010 21:20

“Vendasit janë përgjegjës për organizimin dhe sipas UEFA-s, vendi pritës duhet të bëjë të pamundurën për të parandaluar incidentet”.

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Karaxhic hidhet në kundërsulm dhe kërkon zyrtarisht ripërsëritjen e ndeshjes. “Ne bëmë atë që mundëm sepse lajmëruam Italinë për rrezikun e trazirave. Do kërkojmë ripërsëritjen e ndeshjes”, thekson ai.

Në vijim Karaxhic deklaron se Beogradi nuk mund t’i ndalojë shtetasit të dalin jashtë kufijve, pasi kushdo që ka një pasaportë mund të udhëtojë në Europë. “Do flasim me Platini për të gjetur një zgjidhje. Rruga më e ndershme është ripërsëritja e ndeshjes por për momentin është vetëm dëshira jonë”, vijon shefi i federatës serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA