Shoqata e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri protestoi sot paradite përgjatë rrugëve të qendrës së Tiranës, nga vendi ku ndodhej dikur monumenti i diktatorit Enver Hoxha tek sheshi Skënderbej dhe te selia e Kuvendit.
Ndërsa në sallën e Kuvendit deputetët ishin përfshirë në debatet e përhershme politike, në sheshin para selisë së Kuvendit ish-të përndjekurit kërkuan të gjënden eshtrat e 4500 personave të pushkatuar pa gjyq gjatë sundimit të komunizmit.
Shumë prej familjarëve të të zhdukurve janë angazhuar vetë në kërkime sporadike dhe jo të organizuara.
Rasti më i fundit i zbulimit të viktimave të komunizmit ishte ai i një varreze kolektive në periferi të Tiranës, ku u gjetën 15 skelete të cilët ende nuk janë identifikuar.
Ata kërkuan gjithashtu edhe dhënien e dëmshpërblimit financiar për vitet e burgut dhe internimeve.
Top Channel