Skenari i dështuar me HEC-et

14/10/2010 15:00

Qeveria duket se ka dështuar me projektin për licensat koncesionare me ndërtimin e hidrocentraleve.

Në 5 vitet e mandatit të saj qeveria shqiptare ka dhënë më shumë se 90 kontrata koncesionare hidrocentrale të vogla dhe të mesme, të cilat parashikojnë ndërtimin e më shumë se 220 HEC-eve.

Top Channel zotëron listën e plotë zyrtare me veprat qe duhet te ndertohen, por shumica  e tyre nuk kane perfunduar duke shkelur afatet.

Sipas afateve, deri tani duhet të kishin përfunduar të paktën 45 prej kontratave, por realisht deri tani kanë mbaruar vetëm 6 prej tyre. Top Channel zotëron një raport të detajuar mbikqyrje, mbi koncesionet në HEC-e, e hartuar nga ekspertët përgjegjës të Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas raportit mbi 30 për qind të kontratave koncesionare në hidrocentrale ose nuk kanë filluar fare nga ndërtimi ose kanë kryer punime minimale edhe pse për shumicën e tyre ka mbaruar afati ligjor i ndërtimit. Edhe ato kontrata, të cilave ende nuk u ka mbaruar afati janë në një fazë të hershme dhe nuk kanë gjasa të mbarojnë në kohë.

Ligji parashikon që në rast mosrespektimi të afatave në kontratë qeveria ka të drejtë të prishë në mënyrë të njënashme kontratat duke u hequr lejen e koncesionit kompanive fituese. Por e gjendur në situatën kaotike  dhe perballe nje sfide te saj politike te pa realizuar ku gati 90 për qind e koncesioneve kishin shkelur kontratat, qeveria gjeti një zgjidhje tjetër.

Me një vendim të datës 16 qershor, vendosi të shtyjë afatet për mbi 85 për qind të kontratave. Një zgjidhje e detyruar kjo sepse shumica e koncesioneve tashmë ishin të paligjshme dhe nëse do të zbatonte ligjin pikë për pikë duke prishur kontratat përkatëse qeveria praktikisht duhet të pranonte dështimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA