Serbia ia pason topin Italisë: Organizim katastrofik

14/10/2010 17:50

Federata Serbe e Futbollit hidhet në kundërsulm pas kritikave të FIFA-s dhe UEFA-s ndaj Italisë për trazirat e së martës mbrëma në stadiumin “Marassi”.

Fillimisht drejtuesit e kësaj federate kërkuan falje, madje u shprehën se policia italiane i mbrojti edhe me armë, tashmë akuzat nga Beogradi në drejtim në italianëve, janë shtuar edhe më shumë.

“Një organizim katastrofik”, shprehet sekretari i federatës, Zoran Lakovic, sipas të cilit: “Italianët do ta kenë të vështirë të shpjegojnë mungesën e organizimit në ndeshjen Itali-Serbi”. Ai shton se Italia ishte informuar për praninë e huliganëve në këtë ndeshje por Beogradi nuk mori asnjë përgjigje. “Ne bëmë gjithcka duhej bërë dhe ata jo”, shton zyrtari i federatës serbe.

Ndërkohë, Bullgaria anuloi miqësoren e 17 nëntorit me Serbinë pasi është njoftuar nga UEFA që takimi Itali-Serbi mund të luhet në këtë datë me porta të mbyllura. “Eshtë e veshtirë që të ndodhë, por ne do ta anulojmë miqësoren me Serbinë”, shkruan Federata bullgare.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA