Rusi, F1 në Sochi që nga viti 2014

14/10/2010 15:35

Formula 1 zgjeron kufijtë në Europë pas ekpansionit në shumë shtete aziatike.

Gara e Romës do të hyjë në kalendar që nga viti 2012 por me pas do të ndiqet edhe nga gara e Sochi-t në Rusi. Këtë e konfirmon pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone, i cili zyrtarizon se për herë të parë në vitin 2014 Rusia do presë nje garë.

Ai ka takuar kryeministrin Vladimir Putin me të cilin nënshkroi një kontratë 5 vjecare me vlerë 200 milionë dollarë. 2014-a do të jetë një vit i paharrueshëm për Sochi-n që pas Lojërave Olimpike dimërore do presë edhe një garë të Formula 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA