Ruci: Bashkëpunim? Të bëjmë transparencën

14/10/2010 12:10

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci kërkoi nga qeveria që të mos privatizojë cështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa theksoi se opozita nuk do të votojë ligjin për Gjykatën Administrative sepse nuk ka besim te kryeministri i vendit.

“Pushteti i kryeministrit i ka zënë frymën institucioneve të pavarura kushtetuese dhe këtë Berisha e ka treguar duke rrëzuar me forcën e kartonit kandidatë të shkëlqyer për në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Të njëjtin mosbesim që kishte Amerika ndaj kryeministrit për të lëvizur kreun e SHISH atë mosbesim kemi edhe ne për Gjykatën Administrative”, tha Ruci.

Ndërkohë kryeministri Sali Berisha theksoi se nuk është ai që emëron anëtarët e Gjykatës Administrative dhe punën e saj e përcaktojnë ligjet e hartuara nga ekspertët më të mirë.

Në fjalën e tij para deputetëve, Ruci u shpreh se reforma zgjedhore do të bëhet vetëm kur të vihet drejtësia në vend, kur të bëhet transparenca dhe të zbatohet rezoluta e Parlamentit Evropian për hetimin e zgjedhjeve.

Kyeministri Berisha theksoi se e fton opozitën të bashkëpunojë për cështjet kryesore, por nga ana tjetër siguroi se qeveria do të vazhdojë me axhendën e saj për të garantuar rritjen ekonomike, ndryshimet në infrastrukturë dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Nëse ju ftojmë për bashkëpunim, kjo nuk do të thotë se vetëizolimi juaj do të na pengojë në punën tonë”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA