Rikthehen ethet e arit

14/10/2010 20:10

Cmimi i arit në tregjet ndërkombëtare po arrin sërish nivele të larta. Ditën e enjte 1 once ar u tregtua mesatarisht për 1,372.60–1,3888.1 dollar.

Vetëm gjatë këtij viti, cmimi i metalit të cmuar është rritur me gati 16%. Rritja e cmimit në tregjet ndërkombëtare është pasqyruar edhe në tregun e brendshëm.

Në argjendaritë e kryeqytetit cmimi për gram i arit varion nga 3800-4800 lekë, cmim ky për artikujt të punuar me dorë dhe në ar 18 karat.

Tregtarët thonë se kjo rrritje e cmimit të arit ka nisur gradualisht që me fillimin e krizës ndërkombëtare.

Destabiliteti i monedhave në tregjet ndërkombëtare bëri që ari të kthehet sërish si themel i shëndosh në tregjet e kapitalit. Në vend, sipas tergtarëve, rritja ka qenë e ngadaltë.

Për të shpjeguar arsyen e kësaj rritjeje të cmimit të arit në intervistuam zotin Marian Gjermeni, drejtor i operacioneve monetare pranë Bankës së Shqipërisë.

“Momenti i parë ka të bëjë me kërkesën dhe ofertën e ekonomisë reale dhe i dyti me kërkesën dhe ofertën e sektorit financiar. Investitorë të ndryshëm kërkojnë të lëvizin ato asete që lëvizin në krah të kundërt me lëvizjet e tjera. Kjo mund të sjellë lëvizjen e dollarit”, ka sqaruar Gjermeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA