
Më 13 tetor të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi listën e mbetjeve që do të lejohen të importohen nga vende të ndryshme të botës, me qëllime riciklimi dhe përpunimi.
Edhe pse blerja e mbetjeve nga jashte eshte kundershtuar fort nga opozita e vitit 2004 dhe kryetari i saj Sali Berisha, sot situata ka ndryshuar. Zendesministri i Mjedisit, Taulant Bino ka sqaruar se bizneset e riciklimit ne Shqiperi kane mungesa te medha ne lenden e pare, pasi ne vend nuk funksionon ndarja e mbetjeve sipas perberjes.
“Do të ishte shume mirë qe industria e riciklimit te mbeshtetej me burimet e brendshme, por per fat te keq ne Shqiperi nuk ka grumbullim te vecuar te mbetjeve. Atëherë industria i drejtohet tregut të huaj dhe në Shqipëri sillen vetëm lëndë të para që janë produkte të ricikluara”, tha Bino.
Por sa e pengon importi i mbetjeve nga jashte zhvillimin e infrastruktures se brendshme te menaxhimit te mbetjeve dhe a ka ngjashmeri me projektvendimin e vitit 2004?
“Leja qe jepet eshte vjetore dhe do te kete nje sistem kontrolli. Ministria e Mjedisit kontrollon fabrikën për kapacitetet përpunuese vjetore të saj. Po ashtu do të ketë edhe kontroll të doganave”, thotë Bino.
Por deputeti i Partise Socialiste dhe ish zevendesministri i Mjedisit Besnik Bare mendon se ky vendim, eshte marre pa u pyetur qytetaret dhe do t’i hapë rruge korrupsionit.
“Ky vendim nuk eshte transparent, nuk eshte bere ne konsulim me publikun, me shoqatat. KE ka një projekt për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe është e parakohshme që vendimi të merrej tani. Lidhur me eksportin me mbetjeve urbane nga vendet e zhvilluara në të pazhvilluara perfshihen edhe elemente mafioze qe kane nje fitim te jashtezakonshem”, tha Bare.
Shoqatat e Mjedisit permes nje deklarate e kane cilesuar te papranueshem kete vendim te Keshillit te Ministrave.
“Shqiperia nuk mundet per shume arsye te pranoje importin e plehrave nga Evropa. është një vazhdimësi e projektit të 2004 dhe ne nuk do të donim që qeveria e 2010 të ishte në këtë linjë. Ne do ta kundërshtojmë këtë gjë”, thonë përfaqësues të Shoqatës së Mjedisit.
Ambientalistet kane deklaruar se do te kundershtojne kete vendim i cili bie ndesh me strategjine e qeverise per ta zhvilluar Shqiperine si nje vend turistik.
Top Channel