Licensat, dëmi ekonomik arrin në 70 mln euro

14/10/2010 15:10

Deshtimi i procesit te shume lavderuar nga vete qeveria per ndertimi e nje rrjeti te gjere hidrocentralesh relativisht te vegjel qe do te ishin nje burim i mire energjie, dhe garancie per mos persëritjen e krizes energjtike, ka pas tij edhe faturen e demit.

Së pari sipas raportit të Ministrisë së Energjitikës, nëse koncesionet do të kishin zbatuar afatet, prodhimi i energjisë në vend duhet të ishte rritur tani minimalisht me 1.3 miliardë kilovat orë në vit që me cmimet e tregut do të thotë rreth 70 milionë euro prodhim në vit.

Së dyti nga mungesa e kësaj energjie, buxheti i shtetit humbet mbi 20 milionë euro të ardhura, shumë kjo e barabartë gati me shpërblimin e fundvitit të pensionistëve. Por vec të ardhurave të munguara dështimi ka edhe një tjetër faturë për një ekonomi, si kjo e Shqipërisë, që vuan nga papunësia e lartë.

Përtej debatit dhe akuzave politike, kaosi me koncesionet po i krijon kosto ekonomisë ashtu sic  ndodh rëndom.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA