
Dy motra largohen nga shtëpia, shpallen në kërkim policor. Ka qenë nëna e tyre 42-vjeçare që ka denoncuar largimin nga shtëpia të dy vajzave të saj.
Familja Valteri banon në lagjen 17 të Durrësit dhe është e ardhur në qytetin bregdetar disa vite më parë nga fshati Vinjoll i rrethit të Matit.
Të dyja motrat, Jetmira 19 vjeçe dhe A. 15 vjeçe, që kanë mbaruar vetëm arsimin e detyruar 9-vjeçar, janë larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë.
E ëma i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi dyshon se ato mund të bien edhe pre e trafikut të qenieve njerëzore.
Ndërkohë, burime policore bëjnë të ditur se largimi i vajzave në moshën e adoleshencës nga shtëpia po bëhet gjithnjë e më shumë një fenomen dhe në të shumtën e rasteve ka rezultuar të jetë një formë rebelimi ndaj kërkesës së llogarisë së prindërve dhe konfliktet mes brezave.
Për dy motrat është shpallur kërkimi dhe po punohet për gjetjen e tyre.
Top Channel