Kuvendi voton buxhetin faktik

14/10/2010 16:55

Kuvendi ka votuar buxhetin faktik të vitit 2009. Të dhënat tashmë përfundimtare konfirmojnë se për herë të parë që nga viti 2005, vitin e kaluar të ardhurat nga taksa u ulën.

Sipas buxhetit, vitin e kaluar qeveria mblodhi 26.1 lekë taksa për cdo 100 lekë që qarkulloi në ekonomi. Ndërsa shpenzimet arritën rekordin historik mbi 33.2 për qind e PBB, për shkak të ekspansionit kryesisht në gjysmën e parë të vitit, para zgjedhjeve të qershorit.

Deficiti buxhetor sipas Ministrisë së Financave kërceu në 7.1 për qind, duke e cuar borxhin publik afër tavanit 60 për qind e produktit kombëtar. Duke ju refruar këtyre shifrave deputetja socialiste Mimi Kodheli akuzon qeverinë se rriti borxhin dhe tashmë po merr hua për të shlyer borxhet e vjetra. Por ministri i Financave Ridvan Bode u përgjigj se ky buxhet mundësoi mbajtjen e ekonomisë shqiptare jashtë krizës botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA