Kukës, fabrika qëndron e mbyllur

14/10/2010 12:35

Vazhdon të qëndrojë e mbyllur fabrika e përpunimit selektimit dhe ruajtjes së patates në Kukës.

Në pranverën e vitit 2008 kryeministri Sali Berisha inauguroi ndërtimin e kësaj fabrike dhe u dukej se tashmë problemi i kalbjes së patates së trevës në Kukës kishte marrë fund, por situata vazhdon te jete e njejte si me pare.

Mos hapja e fabrikes erdhi nga mosvendosja e paisjeve ne dhomat frigoriferike si dhe per mungese te stafit menxhues. Nderkohe ka ekzistuar edhe nje konflikt mes Ministrisë se Bujqesis dhe pushtetit vendore ne Kukes per marrjen ne dorezim te fabrikes.

Fabrika e patates ne Kukes ka nje kapacitet ruajtes dhe perpunues prej 5 mije ton dhe eshte llogaritur te furnizoje disa qytete te Shqiperise dhe nje pjese te Kosoves. Kjo veper u ndertua me nje fond prej afro 450 mije dollare. Trevat e Kukesit jane te njohura per kultivimin e patates, kulture e cila ze 40 perqind te prodhimeve bujqesore. Por prodhimet e shumta me kosto te ulet nuk shkojne ne treg dhe perfundojne te kalbura serish nen toke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA