Korrespondenca, miratohen 8 mijë kuota për maturantët

14/10/2010 08:45

Çdo shqiptar, i cili ka përfunduar shkollën e mesme dhe zotëron dëftesë pjekurie apo çdo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme me të, ka të drejtë të aplikojë për studimet me korrespondencë.

Aplikantët që dëshirojnë të ndjekin studimet me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, e fitojnë këtë të drejtë sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë e të bëra publike paraprakisht.

Qeveria ka miratuar kuotat për sistemin e korrespondencës njohur ndryshe si part-time.

Bashkë me numrin e studentëve që do të pranohen këtë vit në studime me kohë të pjesshme Këshilli i Ministrave ka aprovuar edhe kuotat e propozuara nga Ministria e Arsimit për edukimin në distancë.

Top Channel