Euro 2012, Platini kërkon 5 gjyqtarë
14/10/2010 23:50
Organizmi më i lartë i futbollit europian, UEFA, shpreson se gjatë organizimit të Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë të hedhë në fushë 5 gjyqtarë.
Kjo është gjithçka që kërkon presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Francezi tha se Komiteti Ndërkombëtar ka pranuar gjykimin me 5 gjyqtarë në Kupën e Kampioneve dhe në Ligën Europiane, por ende nuk ka dhënë “ok” që një masë e tillë të zbatohet edhe në ndeshjet e kombëtareve.
“Unë do të kërkoj që të shqyrtohet mundësia për të futur 5 gjyqtarë në finalet e Euro 2012 në Poloni dhe Ukrani, në mënyrë që 2 gjyqtarët shtesë të vrojtojnë nëse topi ka kaluar vijën fatale apo jo”, u shpreh Platini për mediat.
Top Channel