Elbasan, grabitet argjendaria

14/10/2010 09:50

Dy persona të maskuar kanë grabitur një argjendari në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, përgjatë bulevardit “Qemal Stafa” pranë shatërvanit.

Burimet policore bëjnë të ditur së sipas pronarit në argjendarisë grabitësit kanë marrë 1 kg flori.

Autorët e ngjarjes janë futur në argjendari duke e kërcënuar pronarin e dyqanit me armë zjarri pistoletë.

Menjëherë pasi kanë kryer aktin kriminal grabitësit janë larguar në drejtim të pa ditur.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorëve, por nuk bën të ditur emrat e tyre.

Top Channel