Droga, arrestohet një shqiptar në Sajadhë

14/10/2010 21:10

Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia e Sajadhës, në kufirin shqiptaro-grek.

Mondi Lula, 19 vjec, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij me targa greke një sasi prej 80 kilogramë lënde narkotike të tipit kanabis sativa.

Droga ishte e paketuar në pako 1 kilogramëshe dhe e fshehur në pjesën e mbrapme të automjetit.

Policia tha se ishte në dijeni të trafikut të lëndës narkotike dhe e arrestoi 19 vjecarin pak kilometra pasi ai kishte ngarkuar sasinë e drogës.

Lënda narkotike kishte hyrë në tokën greke nga Konispoli, e ngarkuar në mushka dhe më vonë ishte fshehur në vendin e quajtur Stomio Sajadhas.

Sipas anti-drogës së Gumenicës, 19 vjecari Lula ishte anëtar i një organizate trafikantësh të lëndëve narkotike me qendër në Athinë.

Agjentët thanë se po kërkojnë edhe një bashkëpunëtor të 19 vjecarit, i cili dyshohet se është anëtar i të njëjtit grup.

Mondi Lula dhe materialet në ngarkim të tij u dërguan në gjykatën e Gumenicës, e cila vendosi masën “burg pa afat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA