Biznesi: Cigaret, rrezikohet rritja e kontrabandës

14/10/2010 09:05

Ndryshimet ligjore në disa taksa kanë sjellë reagimin e parë nga subjektet private në fushën e prodhimit dhe tregtimit të duhanit.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, disa subjekte të njohura që menaxhojnë prodhimin dhe shitjen e cigareve në tregun tonë u kanë dërguar një letër autoriteteve kompetente lidhur me shkallën tatimore, që parashikon rritje me 20 lekë për çdo paketë të shitur.

Sipas këtyre bizneseve, nevojitet një rritje më e maturuar e akcizës, domethënë 10 lekë këtë vit dhe 10 lekë të tjera për paketë vitin tjetër.

Në letër, këto subjekte paralajmërojnë rrezikun e rritjes së tregtisë së paligjshme të cigareve, pra shtimin e rasteve të kontrabandës.

Sipas doganave, për vitin 2010 janë kapur kontrabandë mbi 1100 koli cigaresh të markave të ndryshme, me efekte në buxhet rreth 40 milionë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB