Abete sulmon Blatter: Të flasë për Moreno-n

14/10/2010 15:20

Deklarata e Sepp Blatter që bëri me faj edhe Italinë për trazirat në ndeshjen kundër Serbisë, ka ngjallur reagimin e ashpër të presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abete.

“Nga Blatter prisnim më parë një reflektim për arbitrin që drejtoi ndeshjen e Botërorit 2002. Do të ishte më me vend, duke qenë se shkaktoi një traumë”, thekson Abete, i cili e ka fjalën për arbitrin kolumbian Moreno, i cili dha disa vendime të dyshimta në ndeshjen Kore e Jugut-Itali dhe u kap para pak javësh me drogë në SHBA.

Në vijim Abete shtoi se në stadiumin “Marassi” janë luajtur edhe ndeshje të tjera si ajo e Champions League këtë vit. “Në këtë rast disa situata nuk funksionuan në territorin serb mes federatës dhe policisë”, deklaron shefi i Figc. Abete komenton edhe reagimin e UEFA-s, sipas së cilës, faj ka edhe Italia. “I dërguam UEFA-s videon e ndeshjes dhe mendoj se do kërkojnë relacione nga dy federatat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA