80 vjetori i FSHF-së, Platini në Tiranë

14/10/2010 20:25

Presidenti i UEFA-s Mishel Platini së bashku me shumë presidentë të federatave europiane të futbollit do të jenë të martën e ardhshme në kryeqytetin shqiptar për të qenë të pranishëm në aktivitetin që organizohet për 80-vjetorin e krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Burime të sigurta pranë FSHF bëjne të ditur për Top Channel, se në këtë ceremoni do të jetë të pranishëm, Fadil Vokrri, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Dejan Savicevic, presidenti i Federatës së Malit të Zi, kreu i futbollit rumun, ai i Zvicrës, Qipros, Estonisë, Lituanisë, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe i Ukrainës.

Në këtë delegacion që do të vijë 1 ditë pas inagurimit të selisë së re të FIFA-s në Zvicër, do të jetë i pranishëm edhe zv/ presidenti i UEFA-s dhe FIFA-s, spanjolli Angel Maria Vijar.

Top Channel