Liverpool shitet zyrtarisht

13/10/2010 12:10

Gjykata e Lartë e Londrës i ka dhënë të drejtë presidentit të Liverpool për të shitur shoqërinë.

Tashmë “The Reds” janë zyrtarisht në duart e pronarit të ri, kompanisë amerikane “New England Sports Ventures”. Ish pronarët George Gillett e Tom Hicks kundërshtuan shitjen për 330 milionë euro, por gjyqësori anglez e cilësoi si të rregullt.

Kjo do të thotë se tashmë për Liverpool nis një epokë e re pas periudhës së errët për shkak të borxheve të mëdha që klubi ka. Aktualisht Liverpool mban një pozicion jo komod në renditje pasi po lufton në zonën e ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA