Franca fiton dhe mban kreun

13/10/2010 02:20

Franca mundi me rezulatin 2-0 Luksemburgun duke përforcuar pozitat e saj në krye të grupit D, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Gjelat” kaluan që në minutën e 22 në avantazh me anë të Benzemas, por ky gol që dha sinjalin e një goleade për skuadrën e udhëhequr nga Loran Blank, u pasua vetëm nga një tjetër rrjetë e gjetur shumë minuta më vonë, në të 76-ën, Gurkuf dyfishon dhe vulos fitoren e Francës.

Pas këtyre ndeshjeve grupi udhëhiqet nga Franca me 9 pikë e ndjekur nga Bjellorusia me 8, Shqipëria 5, Bosnja 4, Rumania 2 dhe Luksemburgu 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA