FIA jep “ok” për pistën e Koresë së Jugut

13/10/2010 11:40

Inspektorët e FIA-s kanë përfunduar kontrollin në pistën e Koresë së Jugut duke i ndezur dritën jeshile debutimit të Formula 1 në këtë circuit, pas rreth 10 ditësh.

FIA dhe Kavo që është shoqëria organizatore, kanë përfunduar inspektimin e plotë në Yeongam, duke dhënë një përfundim pozitiv. Verifikimet zgjatën për rreth 2 ditë dhe u drejtuan nga Charlie Whiting, delegati i sigurisë në FIA.

Impianti i Yeongam ndodhet rreth 300 km larg Seulit. Frika e pilotëve kishte të bënte me elementët e sigurisë, por edhe me të dhënat e pakta në dispozicion të tyre në lidhje me këtë pistë.

Top Channel