Euro 2012, Gjermania s’fal, Anglia ndalet në shtëpi

13/10/2010 02:35

Pas fitores ndaj Turqisë, Gjermania ka marrë një tjetër fitore po me rezultatin 3-0 të vlefshme për grupin A të eleminatoreve të Euro 2012.

Këtë radhë skuadra e Hoakim Lëv ka fituar në transfertë ndaj Kazakistanit. Golat u shënuan nga Klose në minutën e 48, Gomes në minutën e 76 dhe Podolski në minutën e 85.

Në këtë grup suprizë ishte fitorja e Azerbajxhanit ndaj Turqisë me rezultatin 1-0, ndërsa Belgjika dhe Austria ndanë nga një pikë pas barazimit tenistik 4-4.

Në grupin B, Armenia mundi 4-0 Andorën, Rusia fitoi minimalisht 0-1 ndaj Maqedonisë dhe Sllovakia barazoi 1-1 me Irlandën.

Grupi C, Ishujt Faroe barazuan me Irlandën e Veriut 1-1 ndërsa Sllovenia fitoi 0-1 ndaj Estonisë, ndërkohë që ndeshja Itali-Serbi u ndërpre për shkak të trazirave të tifozëve serbë në Xhenoa dhe për rezultatin e saj pritet një vendim i UEFA-s.

Në grupin E, Hungari fitoi ndaj Finlandës me rezultatin 1-2, Holanda shkatërroi 4-1 Suedinë dhe Moldavia fitoi 0-2 me San Marinon.

Greqia udhëheq grupin F pas fitores 2-1 ndaj Izraelit, ndërkohë që Letonia barazoi 1-1 me Gjeorgjinë.

Supriza e grupi G ishte barazimi pa gola në shtëpi i Anglisë së Kapelos. “Tre Luanët” nuk shkuan më shume se një rezultat i bardhë me ballkanasit e Malit të Zi. Në ndeshjen tjetër Zvicra mposhti Uellsin 4-1.

Danimarka mundi 2-0 Qipron dhe Portugalia 1-3 Irlandën në dy ndeshjet e vlefshme për grupin H.

Në grupin I, Çekia mundi 0-2 Lihtenshtejnin ndërsa Spanja fitoi 2-3 ndaj Skocisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA