Bajern, dëmtohet Klose
13/10/2010 17:50
Një lajm i rëndë për Bajernin e Mynihut që do të humbë për disa javë sulmuesin Miroslav Klose, i dëmtuar me kombëtaren gjermane.
Dëmtimi ka ndodhur gjatë takimit të djeshëm kundër Kazakistanit të fituar 3-0 nga Gjermania.
Sipas mjekëve, ai ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.
Top Channel