Agjencia gjeostrategjike amerikane, Stratford, deklaron se Shtetet e Bashkuara po rrisin presionet ndaj Prishtinës zyrtare, në mënyrë që ajo të fillojë sa më shpejt dialogun me Beogradin.

Sipas analistit të kësaj agjencie, Marko Papic, Uashingtoni nuk ka mbetur i kënaqur me idenë e autoriteteve të Kosovës që dialogun me Serbinë ta nisin pas zgjedhjeve të parakohshme.

Papic thekson se këtë qëndrim pritet ta paraqesë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë.

“SHBA po bëjnë tryesni mbi Prishtinën. Kjo nuk do të thotë se Amerika do ndryshojë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës, por ka cështje të tjera të hapura. Me vizitën e Clinton, Uashingtoni do t’i dërgojë një mesazh të qartë Prishtinës se, është e domosdoshme që të bisedohet me Beogradin”, ka deklaruar Papic.

Analisti ka shtuar më tej se presionet ndaj Kosovës vijnë pasi Serbia lëshoi pe, duke pranuar të modifikojë rezolutën në Kombet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA