Prandelli i mbyll derën Totti-t

12/10/2010 15:35

Cesare Prandelli i hap rrugën mesfushorit lacial Cristian Ledesma por nuk bën të njëjtën gjë më sulmuesin e Romës, Francesco Totti.

“Kam një projekt të ri dhe do shkoj përpara me të. Ndërsa mesfushorin Ledesma po e ndjekim me kujdes”, shprehet tekniku i kombëtares së Italisë. Në vijim ai flet për mesfushorin Daniele De Rossi, i cili do mungojë ne ndeshjen sotme përballë Serbisë.

“Mund të krahasohet me Gerrard apo Lampard dhe është një nga më të fortët në botë. Taktikisht shumë i rëndësishëm”, vijon Prandelli.

Top Channel