Formacionet, edhe Bjellorusia me probleme

12/10/2010 00:30

Jo vetëm kombëtarja shqiptare përballet me probleme me formacionin e saj me Bjellorusinë. Lajmet nga kampi bjellorus janë të mira për kombëtaren kuqezi pasi edhe vendasit në përballjen e mbrëmjes së sotme, hasin mungesa në sulm si dhe  me disa lojtarë jashtë forme.

Në fakt formën e dobët të kombëtares së Bjellorusisë e përforcon më shumë edhe barazimi 0-0 me Luksemburgun, ndeshje e luajtur ditën e premte, të njëjtën ditë kur Shqipëria barazoi 1-1 me Bosnjen në “Qemal Stafa”.

Mësohet se sulmuesi kryesor bjellorus, Kornilenko nuk do të luajtë përballë Shqipërisë për shkak të kartonave të marrë në ndeshjen ndaj Lukesmburgut, ndërsa mund të rikthehet edhe ylli i kësaj skuadre, Aleksandër Hleb, që gjithësesi ndodhet jashtë forme.

Historiku i përballjeve mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë nuk është shumë pozitiv për kombëtaren tonë, në dy ndeshje kemi marrë një barazim 2-2 në Minsk dhe një humbje 2-4 në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA