WTA Pekin, fiton Wozniacki

11/10/2010 17:00

Sportistja numër 1 e botës e tenisit femëror, Caroline Wozniacki ka fituar turneun WTA të Pekinit duke mundur në finale Vera Zvonareva.

Danezja, në titullin e 12 të karrierës së saj, ka fituar tre sete (6-3, 3-6, 6-3) ndaj ruses.

Ndeshja është luajtur një ditë me vonesë për shkak të shiut që ka rënë dje.

Ndërkohë Serena Williams ka bërë të ditur se sezoni i saj ka përfunduar.

Pas tërheqjes nga turneu i Linz është në dyshim të fortë edhe ai i Masters në Doha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA