Volejboll, Brazili kampion bote

11/10/2010 08:50

Brazili nuk arrin të gjejë kundërshtarë të denjë në volejbollin për meshkuj pasi ka arritur të fitojë pa shumë vështirësi për të tretën herë Kupën e Botës.

Në finalen e zhvilluar dje në Romë, skuadra kampione në fuqi shkatërroi 3-0 (25-22, 25-14, 25-22) Kubën që nuk e mori asnjëherë drejtimin e takimit. Rodrigao dhe shokët e tij nuk i kanë toleruar për asnjë moment ishullorët që u rikthyen në finale pas 20 vjetësh.

Në takimin për vendin e tretë, Serbia ka mundur Italinë, duke fituar edhe medaljen e bronxit.

FOTO GALERI
2/5
Mund Kubën 3-0 në finale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA