Totti fiton Golden Foot

11/10/2010 21:00

Francesco Totti fiton Golden Foot, çmimi ndërkombëtar për karrierën i dhënë në bazë të gjykimit të tifozëve dhe apasionuarve të futbollit.

Kapiteni i Romës ka marrë numrin më të madh të votave nga 10 kandidatët e seleksionuar nga një juri gazetarësh, mes së cilëve Buffon, Beckham, Eto’o e Seedorf.

Totti-t iu dorëzua ky çmim nga Ronaldinho, fitues i vitit të shkuar.

Top Channel