Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka vizituar sot Gjakovën, prej nga ka premtuar mbështetjen e kabinetit të tij për lirimin sa më të shpejtë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Jemi të përkushtuar dhe të angazhuar që në të gjitha format e mundshme, institucionale dhe financiare, të ndihmojmë në lirimin sa më të shpejtë të Ramush Haradinajt”, ka deklaruar Thaci.

Gjatë vizitës së tij, kryeministri ka marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të 29 shtëpive për minoritetet. Ai ka theksuar se kjo vizitë nuk është pjesë e fushatës elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA