Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian në Portin e Durrësit
Familjet e strehuara me qira në shtëpitë e ish-pronarëve ne Durres protestuan kunder debimit tw tyre nga keto banesa.
Përfaqësues të familjeve nga Durrësi dhe Tirana janë mbledhur në qytetin bregdetar për të protestuar dhe bashkarisht kanë vendosur të mos tërheqin kreditë bankare dhe as të dalin nga shtëpitë pa marrë një zgjidhje të plotë për problemin e strehimit të tyre.
Protestuesit kanë quajtur përgjegjës jo vetëm Qeverinë për situatën që po krijon, por edhe Presidentin Bujar Nishani që ka legjitimuar një akt antikushtetues, ashtu si dhe dy paraardhësit e tij.
Protestuesit paralajmëruan për mbrojtjen edhe me forcë të së drejtës së tyre, nëse Gjykata Kushtetuese së cilës i janë drejtuar sërish nuk do të shfuqizojë aktin normativ që Këshilli i Ministrave e ka nxjerrë, sipas vlerësimit të Avokatit të Popullit, edhe në kapërcim të kompetencave që vendimet e mëparshme të Kushtetueses ia jepnin Kuvendit për të plotësuar boshllëkun ligjor të krijuar mbi këtë çështje.
Top Channel