Stajnberg: Porositë e Clinton për Prishtinën e Beogradin

11/10/2010 08:25

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, e cila fillon nesër (më 12 tetor) turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, gjatë qëndrimit në rajon, do të transmetojë porosinë se SHBA-ja do t’i mbështesë fuqishëm integrimet europiane dhe euroatlantike të rajonit, por ndërkohë do të sjellë edhe paralajmërimet se është nevoja që autoritetet e larta në Beograd dhe në Prishtinë të marrin disa vendime të rëndësishme që ky objektiv të jetë i realizueshëm, theksoi zëvendësi i saj, James Steinberg.

Clinton do të bisedojë në Prishtinë, do të jetë edhe ajo që ka lidhje me të drejtat e pakicës serbe dhe veriun e Kosovës. Ai nënvizoi se Uashingtoni dëshiron që Beogradi dhe Prishtina ta fillojnë dialogun për çështjet praktike të ndërsjella, zgjidhja e të cilave do të përmirësonte jetesën e qytetarëve, ndërkohë që vlerësoi se, duke pasur parasysh dallimet në qëndrimet e tyre, nuk do të ishte aspak i dobishëm trajtimi i çështjeve që prekin statusin e Kosovës. “Znj.

Clinton do të synojë që të konfirmojë interesimin dhe përkushtimin e SHBA-së ndaj së ardhmes pozitive të të gjithë njerëzve në Ballkanin Perëndimor, të bëjë të qartë se ne dëshirojmë që të bashkëpunojmë, me qëllim që ata të realizojnë të ardhmen europiane dhe transatlantike, se jemi partnerë, se ndajmë interesa të përbashkëta dhe se jemi gati që t’u ofrojmë atyre ndihmë e mbështetje”, tha Steinberg, duke theksuar se “znj. Clinton gjithashtu do t’u bëjë të ditur mikpritësve në rajon se edhe ata duhet të bëjnë disa zgjedhje dhe duhet të marrin disa vendime të domosdoshme, me synimin që të sigurojnë të ardhmen për popujt e vet”. Sipas tij, znj.

Clinton do t’u japë udhëheqësve në Beograd dhe në Prishtinë disa rekomandime, “së pari, ne e mbështesim fuqishëm integrimin e Serbisë në Europë, konsiderojmë se kjo është pjesë e së ardhmes së saj dhe është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor”. Stajnberg gjithashtu nënvizoi se sekretarja e Shtetit të SHBA-së do të përshëndesë vendimet që ka marrë Presidenti serb, Boris Tadiç, dhe që mundësojnë se bisedimet me Prishtinën të jenë sa më produktive, që të dyja vendet të ecin së bashku përpara, ndërsa do të bëjë të qartë se SHBA-ja dëshiron bashkëpunim me Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit në këtë drejtim.

Kurse në Prishtinë, vuri në dukje Stajnbergu, “znj. Clinton do të konfirmojë përkushtimin e Uashingtonit ndaj pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Kosovës, por, në të njëjtën kohë, do t’u theksojë liderëve të Kosovës nevojën e krijimit të një shoqërie tolerante dhe gjithëpërfshirëse, ku të respektohen nevojat dhe interesat e pakicës serbe, si dhe nevojën e bashkëpunimit me Beogradin në një mënyrë praktike për kapërcimin e disa sfidave të drejtpërdrejta”.

SHBA konsideron se është e rëndësishme që autoritetet e larta në Beograd dhe në Prishtinë ta fillojnë dialogun dhe ta kuptojnë se është e parëndësishme që të dyja palët të fokusohen te çështje që kanë të bëjnë me statusin, duke pasur parasysh qëndrimet e tyre të ndryshme ndaj kësaj çështjeje, por tema të tilla si doganat dhe telekomunikacioni, rekomandoi zëvendëssekretari i Shtetit të SHBA-së, duke theksuar në fund se “ne e kemi bërë të qartë se rëndësi të madhe ka krijimi i besimit mes popujve dhe se njohja e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës presupozon edhe përgjegjësinë se duhet të kihen parasysh edhe preokupimet dhe problemet e të gjithë opinionit publik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA