Reali, Mourinho kërkon Zidanin në stol

11/10/2010 16:30

Jose’ Mourinho kërkon Zinedine Zidane pranë tij në stolin e Realit të Madridit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tekniku portugez.

“Dua që Zidan të jetë më shumë me mua sesa me presidentin”, ka pohuar Mourinho, sipas gazetave spanjolle.

Prej një viti “Zizou” është këshilltari special, i padronit të Realit, Florentino Perez.

Sipas “Marca”, Mourinho do donte që ish kampioni i botës të ishte si këshilltar në bankinë, të paktën për ndeshjet e Champions.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA