Bashkimi Europian eshte angazhuar ne ndihme te Hungarise per te ndalur katastrofen ekologjike. Ekspertet nisen punen per te gjetur nje zgjidhje per balten e kuqe qe rrezikon te perhapet edhe ne ujrat e lumenjve.

Ministri hungarez i mjedisit i tha BBC-së se struktura ekzistuese mbrojtëse e rezervuarit rrezikon të shembet nga çasti në çast.
Ekspertët paralajmërojnë se edhe struktura mbrojtëse në pjesën veriore të rezervuarit rrezikon të bjerë nga çasti në çast.

” Nëse shembet ajo struktura që shohim në cepin atje poshtë, atëherë duhet të përballemi me pasojat pasi këtu kemi rreth 5-7 milionë tonë baltë”, thotë ministri hungarez i Mjedisit.

Ai thotë se nuk duhet humbur asnjë minutë për të ndërtuar këtë strukturë që është një unazë masive, në përpjekje për të mbrojtur atë që ka mbetur nga Kolomtari dhe fshatrat e tjerë të kësaj lugine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA