Moratti bën humor: Messi? Ndoshta në janar

11/10/2010 12:35

Massimo Moratti bën një premtim qe anon me shume nga nje batute, duke thenë se në muajin janar do marrë sulmuesin Lionel Messi.

Një ëndërr e pamundur për t’u bërë realitet, aq sa tifozët zikaltër kënaqen vetëm me idenë se një ditë sulmuesi argjentinas mund të bashkohet me Interin.

Duke folur me tone më serioze, Moratti la të kuptohet se Benzema është objektivi i vërtetë për merkaton e janarit. “Të shohim si do ecë dhe më pas mund të ndërhyjmë”, tha bosi zikaltër për sulmuesin francez që nuk po gjen hapësira tek Real Madrid.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA