Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka deklaruar se prania e tij në vizitën e kryetarit të LDK-së, Fatmir Sejdiu, në Mitrovicë nuk do të thotë se ai e mbështet ish-presidentin.

Deklaratën e tij Mustafa e ka bërë gjatë një vizite të kryer në zonën industriale të Prishtinës, ku inspektoi punimet për shtrimin e një rruge.

“Vizita ime në Mitrovicë me kryetarin e LDK-së është bërë në kuadër të një vizite të kryesisë së partisë dhe nuk nënkupton përkrahjen ndaj Fatmir Sejdiut në zgjedhjet e ardhshme për kryetarin e LDK-së”, ka pohuar Mustafa.

Gara për kryetarin e partisë së dytë më të madhe të Kosovës pritet të jetë e ashpër pasi në të do të marrin pjesë figurat kyce të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA