
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka thënë se
çështja e integritetit të Kosovës, si kusht për progres të Serbisë, nuk
do të duhej të ishte një befasi.
Ndërsa, ka theksuar se këtë gjë e ka vendosur Grupi i Kontaktit në vitin 2005, ku thuhet se nuk ka ndryshim kufijsh për Kosovën.
Fyle ka arritur në Beograd pas prezantimit të raportit të progresit për disa vende, ndër to edhe Serbia, e cila priste datën e fillimit të bisedimeve si vend kandidat për integrim.
Megjithatë, Fyle ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, por ai ka qenë i qartë duke thënë se, “ne nuk e duam ndarjen e Kosovës”.
Ai ka thënë se ky definicion ka të bëjë me sigurinë se të dyja palët nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Serbia, vite të tëra që pas shpalljes së pavarësisë, është munduar të gjejë formula pagëzimi për kërkesat e BE-së, me entuziazëm të veçantë në pikat se nuk kërkohet nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kurse ndarja ka qenë një ide e theksuar sidomos kohëve të fundit në qeverinë e Serbisë, nga vetë kryeministri Ivica Daçiç, që e konsideron atë si zgjidhjen e vetme.
Top Channel