Gjinushi: Protestat, opozita s’ka rrugë tjetër

11/10/2010 22:35

Në vijim të fjalës së tij në emisionin “Shqip” kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi tha se opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveç protestave, pasi sipas tij korrupsioni është thelluar dhe administrata është politizuar.

“Opozitës i mbetet vetëm të ndërmarrë protestat sepse u thellua korrupsioni, s’ka çfarë të lëshojë më, administrata është politizuar, media është nën trysni me keq se më parë. Opozita asnjëherë nuk duhet të bëjë kompromis”, deklaroi zoti Gjinushi.

Më tej kreu PSD-së tha se bllokimi i reformave nuk ka ardhur për shkak të opozitës, por sepse mazhoranca nuk kërkon diçka të tillë.

“Bllokimi i 84-ës së reformave ka ardhur sepse kemi një pushtet që as e çon ndërmend për të bërë reforma. Kërkon të marrë edhe SHISH-in kundër interesave të NATO-s ndaj duhet të ikë”, tha më tej zoti Gjinoshi.

Gjinushi vuri në dukje se kjo qeveri është qeveria më e korruptuar në historinë e shqiptarëve dhe se opozita duhet të vazhdojë protestat për të larguar atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA