Duro: S’ka justifikim, duam pikë

11/10/2010 11:00

Bjellorusi-Shqipëri, ndeshja e katërt e Kombëtares sonë në Grupin D të eliminatoreve të Euro 2012, do të zhvillohet nesër në orën 19.30 në “Dinamo Stadio” të Minskut.

Kuqezinjtë në këtë sfidë paraqiten me 4 mungesa me peshë, Currin, Canën, Lalën dhe Bogdanin. Dëmtimi i Canës ndaj Bosnjës dhe vendimi i mjekëve që futbollisti kosovar të mos udhëtonte dje drejt vendit europianolindor, konsiderohet nga Klodian Duro si një zhvillim i hidhur për përfaqësuesen tonë.

Megjithatë, mesfushori elbasanas i Shqipërisë mendon se edhe zëvendësuesit e tyre do të jenë në nivel për të garantuar një rezultat pozitiv në këtë sfidë. “Pavarësisht mungesave të 4 futbollistëve të formacionit titullar, më duhet të them se edhe zëvendësuesit kanë besim të plotë. Në Bjellorusi, edhe një barazim do të ishte mjaft i rëndësishëm për ne”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA