Bllokimi i pasaportave të fëmijëve

11/10/2010 00:00

Çështja e bllokimit të fëmijëve shqiptarë në kufirin grek me
justifikimin se pasaportat nuk kane emërtimet e duhura te vendlindjes,
eshte diskutuar edhe ne Kuvend.

Deputeti Taulant Balla deklaroi se jane me mijra raste vetem ne qarkun e Elbasanit, kur shtetasit shqiptare hasin veshtiresi sepse autoritetet greke nuk njohin emerimet shqip te toponimeve.

“Në pasaportat dhe në dokumentat zyrtarë të Shqipërisë sonë ne do të shkruajmë shqip dhe i bëj thirrje ministrit të Jashtëm, që menjëherë të fillojë të informojë palën greke, që jo vetëm për pasaportat, por edhe për dokumentat e tjerë të identitetit, qofshin këto certifikata apo karta identiteti, në dokumentat e Shqipërisë do të shkruhet shqip dhe nëse duan pala greke të marrin përkthimet zyrtare për cdo toponim”, u shpreh Balla.

Nderkohe nje dite me pare u be e ditur nga ana e Ministrisë së Puneve te Jashtme se ne nje bisede telefonike te ministrit Panariti me homologun e tij grek eshte rene dakort per nje periudhe dymujore tranzitore deri sa te gjendet nje zgjidhje shteterore per kete problem. Nderkohe ne Kakavijë ka lindur nje tjeter problem.

Autobusët e linjave me Greqine jane bllokuar nga dogana greke per rreth 7 ore, me gjithsej 700 pasagjere. Arsyeja ka qene se ne daten 10 tetor ishte afati i fundit i rilicensimit te autobusëve. Pas negociatave kalimi i mjeteve eshte bere i mundur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta