Një ditë pas përleshjeve të ashpra mes policisë dhe ekstremistëve në Beograd ku u zhvillua parada e homoseksualëve, publikohen shifrat e dëmeve.

157 të plagosur dhe 249 të ndaluar shkaktoi “Gay Pride” në kryeqytetin serb ditën e djeshme ku ekstremistët kanë kundërshtuar parakalimin e homoseksualëve. 132 prej të plagosurve janë agjentë policie, 5 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu, 15 mjete të policisë janë dëmtuar, ndërsa mes të arrestuarve është edhe lideri i ekstremit të djathtë Obraz, Mladen Obradovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA