Moto GP, Lorenzo kampion bote

10/10/2010 10:55

Jorge Lorenzo thyen dominimin e Valentino Rossi-t dhe fiton titullin kampion në Moto GP pas një sezoni perfekt, i ndihmuar edhe nga dëmtimi i shokut të skuadrës.

“Doktori” është rikthyer tek fitorja në pistën e Sepangut në Malajzi, pasi zhvilloi një garë perfekte, i ndjekur nga bashkëkombasi Andrea Dovizioso dhe kamopioni i saposhpallur i botës, Jorge Lorenzo.

Ky është sezoni i fundit i 9 herë kampionit të botës, Vale Rossi me skuadrën Yamaha pasi ai ka nënshkruar një kontratë 2 vjecare me Ducati-n, duke realizuar ëndrrën e sumë italianëve për të parë një pilot italian në një skuderi italiane.

Top Channel