Franca parakalon Shqipërinë

10/10/2010 08:35

Franca fiton me Rumaninë dhe merr kryesimin e grupit tonë eleminator me 6 pikë, duke lënë pas kuqezinjtë dhe Bjellorusinë me nga 5 pikë.

Blutë e Blanc nuk e kanë pasur të thjeshtë përballë Rumanisë pasi deri 7 minuta nga fundi ndeshja ishte fiksuar në shifrat 0-0. Zëvendësuesit Remy dhe Gurcouff kanë shënuar për “gjelat”, duke u dhënë fitoren e parë në shtëpi.

Në ndeshjet e radhës, Franca do presë në shtëpi modestët e Luksemburgut, ndërsa Kombëtarja shqiptare do zbresë të martën në fushën e Minskut në Bjellorusi, në një ndeshje vendimtare pasi kundërshtarët janë rivalë direktë. Ndërkohë, Kroacia ka fituar 2-1 në Izrael, duke marrë kryesimin e grupit F me 7 pikë, e ndjekur nga Gjeorgjia dhe Greqia me nga 5 pikë.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta