Allegri dhe drejtuesit ndryshojnë sërish planet e Milanit drejt Genovës; skuadra në grumbullim ‘vetëm’ që nga e enjtja
Rritet numri i mungesave në kombëtaren shqiptare. Pas trajnerit Kuzhe dhe Debatik Currit, tashmë janë Lorik Cana dhe Erjon Bogdani ata që nuk do të jenë në fushë të martën përballë Bjellorusisë.
Canën e lë jashtë dëmtimi që pësoi në kavalije në ndeshjen me Bosnjen, ndërsa sulmuesi shtatëlartë do të vuajë pezullimin nga kartonat e marra në dy sfida radhazi.
Megjithë vështirësitë lojtarët kuqezonj shprehen optimistë, ndërsa Skela tha se kjo është mundësia e të rinjve për të treguar vlerat në kombëtare.
“Jemi ekip i vogël dhe për ne ndikojnë shumë gjëra. Është një fazë tani që po na kap fatkeqësia nga të gjitha anët. Lojtarët që janë në vijë të dytë kanë shansin tani për të treguar veten dhe për të ndihmuar ekipin. Edhe lojtarët që vijnë nga pankina shërbejnë shumë për ekipin kombëtar, kjo ka qënë ana pozitive e këtij ekipi”, deklaroi mesfushori kuqezi, Ervin Skela.
Fitorja 2-0 ndaj Rumanisë, i ka dhënë mundësinë Francës të udhëheqë grupin D, ndërkohë që kombëtarja shqiptare ka zbritur në vendin e 2 me 5 pikë, po aq sa Bjellorusia, kundërshtari i radhës për kuqezinjtë tanë.
Top Channel