Vizat, festojnë emigrantët në Greqi

09/10/2010 12:20

Edhe në Greqi është pritur me gëzim votimi i Parlamentit Evropian në favor të propozimit për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

Të mbledhur në një takim me prefektin e Selanikut emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë qytet thanë në mënyre karakteristike se më në fund pas shumë vitesh edhe Shqipëria rrëzoi murin e saj të Berlinit.

Duke pergezuar emigrantet shqiptare qe per here te pare marrin pjese ne zgjedhjet per pushtetin lokal edhe prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis ka pershendetur kete vendim te Parlamentit Europian.

 “Jemi te gjithe femijet e nje Zoti. Ata qe duan te bashkepunojne dhe te jetojne ne menyre harmonike me nje popull tjeter nuk kane nevoje per viza. Viza me e mire eshte humanitarizmi dhe e verteta”, tha prefekti i Selanikut, Panajotis Psomiadhis.

Ajo cka pret me padurim ne kete faze komuniteti shqiptar ne kete qytet dhe ne rrethinat e tij ,qe numeron me shume se 170000 vete ,eshte pajisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike prane  konsullates shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA