Trajneri Kuzhe del nga spitali

09/10/2010 14:00

Pas 8 ditësh kontroll dhe survejim intensiv pasi u godit nga hemoragjia cerebrale, trajneri i përfaqësueses kuqezi, Josip Kuzhe ka lënë spitalin.

Gjendja e tij tashmë duket shumë e përmirësuar dhe kontrollet e fundit të bëra nga mjekët kanë rezultuar pozitive, aq sa t’i bëjnë të mundur atij rikthimin në shtëpinë pranë qendrës në Tiranë.

Tashmë Kuzhe do të mbahet nën kontrollin e mjekëve për rreth një javë dhe pasi të ketë arritur një rikuperim edhe më të plotë, do të jetë FSHF dhe ai vetë do të vendosin se cfarë do të ndodh me të ardhmen e tij si trajner i përfaqësueses kuqezi. Profesionin Josip Kuzhe duket ta ket ushtruar edhe në ndeshjen ndaj Bosnje-Hercegovinës, ku edhe pse nuk ishte fizikisht në stadium e ka ndjekur atë nga siptali dhe ka dhënë udhëzime gjatë gjithë kohës për zëvendësin e tij Mustedanagic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA