Topalli: Pranojmë propozimet në bazë të Kushtetutës

09/10/2010 15:30

Pas publikimit mbrëmë në Top Channel të letrës së Komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, politika shqiptare është përfshire nga polemika të tjera lidhur me përgjegjësitë e krizës.

Mazhoranca permes kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se eshte e gatshme te pranoje cdo propozim te opozites per ta kthyer ne forme ligjore hetimin, gjithmone ne respekt te ligjit dhe kushtetutes.

“Kërkesa themelore është ajo të cilës i kemi kthyer përgjigje vazhdimisht, përmes një oferte që në asnjë vend të botës nuk është bërë e mundur, një ofertë që thotë se opozita mund të bëjë propozimet e saj, të marrë pëlqimin e institucioneve ndërkombëtare dhe mazhoranca do t’i votojë ato”, tha Topalli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA